Hagë, më 9 korrik rinis proçesi ndaj Mlladiç

Gjykata për Krime Lufte për ish- Jugosllavisë , ka njoftuar se procesi gjyqësor për ish gjeneralin e serbëve të Bosnjes, Ratko Mlladiç do të vazhdojë më 9 korrik, pas ndërprerjes që pati më herët gjatë këtij muaji.

Mlladic, i cili është arrestuar në Serbi në maj të 2011-ës pas 16 vjetësh në arrati, akuzohet për genocid dhe krime të tjera të luftës, si dhe për orkestrimin e masakrës së Srebrenicës ku u vranë 8 mijë burra dhe djem myslimanë. Procesi gjyqësor u shty një ditë pasi filloi, për një afat të pacaktuar, për shkak të mënyrës së paraqitjes së provave nga prokuroria.

Ndërkaq Prokuroria e Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë nuk i ka dorëzuar disa dëshmi mbrojtjes së Mlladicit, gjë për të cilën ka qenë ligjërisht e detyruar ta bëjë.

Ratko Mlladiç po gjykohet për krime lufte në Gjykatën e Hagës, gjyq i cili ishte ishte parashikuar të riniste me 25 maj pas ndërprerjes, por pezullimi i përkohshëm erdhi për shkak të një gabimi në ofrimin e dokumenteve të prokurorëve për mbrojtjen, thuhej në njoftimin e Hagës.

Mlladiç i ka mohuar 11 akuzat për krime lufte dhe ndaj njerëzimit që datojnë në luftën e Bosnjës gjatë viteve 1992-95. 70-vjeçari është figura e fundit që po gjykohet për krimet e kësaj lufte.

Lajme të ngjashme

Back to top button