Mijallkov ngeli pa sigurim policor

Ish-shefi i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Sasho Mijallkov ka ngelur pa sigurim policor. Ky vendim jo zyrtarisht është sjellë para datës dy gusht.

Burime të MPB-së për Telmën, konfirmojnë se është sjellë vendimi për sigurimin e Mijallkovit, përcjell Portalb.mk. Sigurimi policor i ish drejtorit është ndërprerë pasi janë bërë vlerësimet e sigurisë dhe është vërtetuar që nuk nevojitet sigurim i tillë.

Pas largimit nga funksioni në maj të 2015, Mijallkov fitoi sigurim policor zyrtar, dhe kjo nuk u anulua edhe pas ardhjes së qeverisë së re. Ministri Spasovski tha se sigurimi i është caktuar për shkak të vlerësimeve të sigurisë për rrezik të mundshëm.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button