Gostivar, punonjës i Telekomit bie nga shtylla

Një instalues i “Telekomit të Maqedonisë” dje pasdite u rrëzua nga shtylla e telefonit dhe u lëndua. Ngjarja ndodhi në rrugën Shumatoska në Gostivar. Gjashtëdhjetë vjeçari B.A po rregullonte një difekt të linjës telefonike të vendosur në shtyllë.

Në një moment, u këput teli i plastikës i rripit mbrojtës për ngjitje, dhe u rrëzua mbi një kamion të parkuar. Kolegët e tij e dërguan në Qendrën mjekësore në Gostivar, por për shkak të seriozitetit të lëndimeve është transferuar për mjekim në Qendrën urgjente në Shkup. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button