Taravari: Aleanca për Shqiptarët do ta mbështesë referendumin

Aleanca për Shqiptarët do ta mbështesë referendumin e paralajmëruar, por mbajtja e referendumit është luks i cili do t’i kushtojë shtrenjtë shtetit, tha Arben Taravari, sekretar i përgjithshëm i partisë politike Aleanca për Shqiptarët.

Taravari në deklaratë për MIA-n e sqaroi qëndrimin për mbështetjen duke theksuar se partia e tij qëndrimin përfundimtar do ta thotë nga fundi i gushtit për kur është caktuar Kuvendi Qendror i partisë.

“Në parim, Aleanca për Shqiptarët do të prononcohet pozitivisht në referendum. Mosdhënia e mbështetjes në seancën parlamentare nga ana deputetëve tanë për shpalljen e referendumit ishte qëndrim me të cilin dëshironim të tregojmë se nuk ka nevojë për një gjë të tillë. Edhe pa edhe me referendum, deputetët përsëri duhet t’i votojnë ndryshimet në Kushtetutë të cilat janë cekur në Marrëveshjen e Prespës dhe obligimet të cilat dalin nga ajo. Në këtë mënyrë, shteti do të bëjë shpenzime të mëdha dhe luks të panevojshëm”, tha Taravari.

Ai vlerëson se të gjithë shqiptarët në Maqedoni do të prononcohen pozitivisht në pyetjen e referendumit.

LEXO: Referendumi i Maqedonisë, shqiptarët mbajnë rol thelbësor, nuk guxojmë të kemi mesazhe hutie

LEXO: Aleanca për Shqiptarët nuk qartëson dilemën për referendumin: është PËR apo bojkoton?

LEXO: ANALIZË: Eurointegrimet, faktet flasin, hapet mundësia për rritje ekonomike dhe standard më të mirë në Maqedoni

LEXO: АNALIZË: Përfitimet ekonomike të anëtarësimit në NATO të kapshme për banorët e Maqedonisë 

LEXO: Ziadin Sela: ende nuk kemi vendosur a jemi për, kundër apo e bojkotojmë referendumin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button