Japoni, në një shkollë është gjetur arsenal nga Lufta e Dytë Botërore

Në një shkollë fillore në jug të Japonisë është gjetur arsenal për të cilën mendohet se është groposur këtu në fund të Luftës së Dytë Botërore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të Bangkok Post, gjatë një gërmimi për ndërtim në Shkollën Fillore Tanashi të qytetit Nishitokyo, janë gjetur rreth 1.400 armë zjarri dhe 1.200 shpata.

Theksohet se arsenali i përbërë edhe prej granate dore, plumba dhe municione artilerike, është groposur atje pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në vitin 1945.

Në Japoni shpesh herë mund të gjenden bomba të pashpërthyera dhe armë në vendet e banimit, ndërsa kjo është një dukuri e rrallë ku janë konfiskuar një numër i madh i armëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button