Bëhet i ditur kundërshtari i mundshëm i Shkëndisë në raundin play-off të UCL

Është përcaktuar kundërshtari i mundshëm i Shkëndisë në raundin play-off të organizimit më të rëndësishëm të futbollit evropian, Ligës së Kampionëve të UEFA-së, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në shortin e hedhur në qytetin Nyon të Zvicrës u përfshinë klubet që marrin pjesë në raundin e tretë të eliminimeve dhe ato që do të marrin pjesë nga raundi play-off.

Sipas kësaj, klubi i Tetovës në rast se e eliminon Salzburgun e Austrisë, në play-off do të luajë kundër Crvena Zvezdës së Serbisë ose Spartak Trnavës të Sllovakisë.

Ndeshjet e para në raundin play-off do të luhen më 21-22 gusht, ndërsa ndeshjet e kthimit më 28-29 gusht.

Shkëndija në dy raundet e para të Ligës së Kampionëve eliminoi The New Saints të Uellsit dhe Sheriff-in e Molldavisë.

Përballjet u përcaktuan me hedhjen e shortit në dy grupe, edhe atë në skuadrat kampione dhe jokampione.

Skuadrat kampione:

Crvena Zvezda (Serbi)/Spartak Trnava (Sllovaki) – Salzburg (Austri)/Shkëndija (Maqedoni)

Qarabaq (Azerbajxhan)/BATE (Bjellorusi) – PSV Eindhoven (Holandë)

Young Boys (Zvicër) – Astana (Kazakistan)/Dinamo Zagreb (Kroaci)

Malmö (Suedi)/Vidi (Hungari) – Celtic (Skoci)/AEK (Yunanistan)

Skuadrat jokampione:

Benfica (Portugali)/Fenerbahçe (Turqi) – PAOK (Greqi)/Spartak Moskova (Rusi)

Standard Liege (Belgjikë)/Ajax (Holandë) – Slavia Prag (Çeki)/Dinamo Kiev (Ukrainë)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP