Oda Ekonomike: Vetëm me ndihmë shtetërore mund të rritet prodhimi për eksport

Oda Ekonomike e Maqedonisë (OEM) vlerëson se vetëm me ndihmë shtetërore për kompanitë e mëdha dhe të suksesshme, mund të rritet konkurrenca e tregut, më saktësisht prodhimi për eksport i cili si i tillë do të vë në lëvizje ekonominë e vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në konferencën e rregullt javore për mediat, Aneta Trajkovska nga OEM, përshëndeti miratimin e ligjit për përkrahje financiare të investimeve i cili hyri në fuqi në maj të këtij viti, duke thënë se Oda dhe sektori i biznesit kanë kërkuar një gjë të tillë për më shumë se dhjetë vjet.

Trajkovska tha më tej se në tre dekadat e fundit, Maqedonisë po i ndodhë një deindustrializim, ku pjesëmarrja e industrisë në PBV-në e vendit është vetëm 15 për qind nga 32 sa ishte dhjetë vite më parë, ndërsa numri i produkteve konkurruese nga 675 është ulur në 461.

Ajo thotë se kjo është hera e parë që qeveria investon para nga buxheti si përkrahje financiare në sektorin privat, i cili përfshinë kompanitë e suksesshme, ndërkohë që thotë se OEM do të vizitojë kompanitë të cilat kanë marrë financa nga ligji në fjalë, për të parë nga afër zbatimin e tij.

“Në bazë të të dhënave të publikuara, për pjesëmarrjen e industrisë në krijimin e PBV-së, dhe uljes së prodhimeve konkurruese, themi se vetëm përmes ndihmës shtetërore për kapacitetet e mëdha prodhuese mund të sigurohet llojllojshmëri eksportuese të produkteve vendore me epërsi konkurruese”, tha Trajkovska.

OEM, thotë se 100 kompanitë e para që kanë nënshkruar një marrëveshje me qeverinë është vetëm fillimi i procesit, ndërkohë që për ligjin thonë se është transparent me kritere shumë të qarta, sepse përfshin kompanitë që kanë realizuar profit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP