Dy javë pas overdozës, Demi Lovato me letër emotive shpjegon para fansave çka ka përjetuar

Nuk ka qenë aspak një periudhë e lehtë kjo për këngëtaren e njohur Demi Lovato! Shtypi rozë dhe mediat  e huaja e kanë pasur në fokus të rubrikave të tyre situatën dhe gjendjen shëndetësore të artistes së famshme, shkruan Class. 

Pasi duket se e ka tejkaluar fazën kritike për jetën, 25 vjeçarja ka vendosur të bëj publike një letër, bashkë me një mesazh domethënës për të gjithë. Përmes saj, ajo i drejtohet fansave të shumtë, familjarëve që i qëndruan pranë në këtë moment delikat dhe të gjithë dashamirësve që janë bërë palë me situatën e saj të fundit.

 Demi shkruan në të:

“Unë kam qenë gjithnjë transparente për varësinë ndaj drogës. Ajo që kam mësuar është se kjo sëmundje nuk është diçka që zhduket me kalimin e kohës, është diçka që duhet të vazhdoj ta kapërcej dhe nuk e kam bërë ende. Dua të falenderoj Zotin që më mbajti gjallë dhe në jetë. Për fansat e mi, jam gjithnjë mirënjohëse për dashurinë dhe mbështetjen që më keni dhënë gjatë gjithë kësaj kohe. Mendimet tuaja pozitive dhe lutjet më kanë ndihmuar shumë në këtë periudhë të vështirë. Dua të falenderoj familjen time, ekipin dhe stafin e spitalit ‘Cedars-Sinai’ të cilët kanë qenë në anën time gjatë gjithë kësaj kohe. Pa ata, nuk do të isha këtu duke shkruar këtë letër për të gjithë ju. Tani kam nevojë  të shërohem dhe të fokusohem në rrugën time për një rikuperim të plotë. Dashurinë që më keni treguar të gjithë nuk do ta harrojë asnjëherë dhe mezi pres të vijë dita kur do të them se ia kam dalë. Do të vazhdojë të luftoj”, përfundon letrën e saj Lovato.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button