Fituan miliona euro përmes shtëpisë së përkujdesit të fëmijëve

Pesë biznesmenë, ish-drejtori i Entit për kujdesje, edukim dhe arsimim të fëmijëve “Ranka Millovanoviq” nga Shkupi dhe një punonjës depoje nga Enti, në mënyrë të paligjshme arritën të fitojnë 1.2 milionë euro.

Dje, policia financiare kundër tyre ngriti kallëzime penale për abuzim të pozitës zyrtare, falsifikim dhe shkatërrim të librave afariste, ndihmesë dhe nxitje.

Para katër viteve drejtori dhe punonjësi në deponë e Entit të ndihmuar nga biznesmenët kanë furnizuar sasi të mëdha të produkteve ushqimore dhe naftë për nxemje. Malli në vend se të përfundojë aty ku duhej në Entin, ai ka shkuar tek blerësit, ndërsa paratë janë ndarë mes veti. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button