Në Çento të Shkupit, një veturë është kapluar nga zjarri

Një makinë mëngjesin e sotëm është përfshirë nga flakët në rrugën “Metodija Andonov Çento” nr. 161 në Shkup.

Siç ka informuar komandanti i Brigadës për mbrojtje kundër zjarreve në Qytetin e Shkupit Zvonko Tomeski, rasti është paraqitur në “193” mëngjesin e sotëm në ora 3:05, ndërsa zjarri është shuar në ora 4.

“Janë djegur pjesë të makinës dhe është shkaktuar dëm material prej rreth 60 mijë denarë. Është intervenuar me një automjet dhe katër zjarrfikës”, ka deklaruar Tomeski.

Brigada kundër zjarreve në Qytetin e Shkupit mëngjesin e sotëm në ora 2:40 ka intervenuar edhe në një banesë në bulevardin “Arradhat partizane” në Shkup. Për shkak të instalacionit të djegur elektrik flakët kanë përfshirë dy metra katrorë dhe është shkaktuar dëm material prej nëntë mijë denarësh.

Rasti është paraqitur në “193”, ndërsa na shuarjen e zjarrit kanë intervenuar tre zjarrfikës me një automjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP