Maqedoni, KSHZ-ja sot do të bëjë ndryshim të kalendarit për reklama mediatike

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot duhet të bëjë ndryshim në librin e afateve me të cilin afati për dorëzimin  e listës së çmimoreve për prezantim mediatik  lidhur me referendumin e caktuar për më 30 shtator, do të vazhdohet deri nesër.

Vetëm propozuesi i autorizuar, në këtë rast Kuvendi i Republikës  së Maqedonisë, ka qasje të privilegjuar deri te shërbimet  të cilat i sigurojnë radiodifuzerët, mediat e shtypura dhe mediat elektronike (internet portalet), të parashikuara me Kodin Zgjedhor.

Të gjitha subjektet e tjera,  mund të kenë  prezantim të tyre medial  lidhur me Referendumin 2018, por qasja deri te shërbimet e mediave është nën kushte të tregut,  sipas rregullave  dhe politikave për  reklamim të paguar të çdo mediumi.

Propozuesi i autorizuar, shërbimet  të cilat i ka shfrytëzuar për propagandën publike i paguan nga mjetet personale, sipas listës së çmimeve të përcaktuara nga mediumet dhe të dorëzuara deri tek KSHZ. Subjektet e tjera,  shërbimet e shfrytëzuara për prezantim  personal mediatik i paguajnë nga mjetet personale.

 

Referendumi 2018, vetëm Kuvendi do të ketë përfshirje privilegjuese në media

Referendumi do të mbahet më 30 shtator, pasi Kuvendi më datën 30 të muajit të kaluar solli vendim për shpalljen e tij, të cilën pastaj kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e dorëzoi deri te KSHZ-ja.

Komisioni në seancën, që e mbajti më datën 1 të këtij muaji ka dërguar thirrje publike deri te qytetarët për kontroll të të dhënave në Listën zgjedhore për zbatimin e referendumit. Kontrolli në të dhënat fillon më 9 gusht dhe do të zgjasë deri më 23 gusht të vitit 2018 deri në orën 24:00.

KSHZ me apel për referendumin: Të gjithë të kontrollohen a janë në listën e votuesve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button