Egjipt, janë vrarë 52 militantë gjatë operacioneve në Sinaj

Forcat egjiptiane kanë vrarë 52 militantë në kuadër të operacionit të kryer në rajonin e Siujdhesës në krizë të Sinait, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e ushtrisë theksohet se gjatë dy ditëve të kaluara janë vrarë 52 militantë në operacionet në Sinain verior dhe qendror.

Po ashtu janë arrestuar 49 militantë të dyshuar në aksionet që kanë kryer forcat policore dhe ushtarake në këtë rajon, theksohet në njoftimin.

Nga muaji shkurt, ushtria egjiptiane kryen operacione të mëdha kundër militantëve në Sinaj, për të cilët dyshohet se kanë kryer sulme ndaj forcave të armatosura të këtij vendi.

Sipas të dhënave që publikoi ushtria, që nga fillimi i operacionit janë vrarë 37 ushtarë dhe 373 militantë.

Siujdhesa e Sinait është bastion i krizës së thellë politike dhe të sigurisë që nga vera e vitit 2013 dhe grusht shtetit, ku nga pushteti u përmbys presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike Mohamed Morsi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button