LSDM dhe VMRO: akuza të ndërsjella, kush e plaçkiti më shumë Maqedoninë

VMRO-DPMNE përmes kumtesës ka akuzuar se “Zoran Zaev dhe LSDM po vazhdojnë ta varfërojnë Maqedoninë, ndërsa plaçkitjen e përgjithshme po mundohen ta mbulojnë me marrëveshje kapitulluese që nënkuptojnë ndryshim të emrit, historisë, traditës dhe kulturës”.

“Qeveria e LSDM-së në tre muajt e kaluar, përsëri ka rritur borxhin publik, edhe atë për 54 milionë euro. Kjo sjellje duhet të përfundojë! VMRO-DPMNE kërkon që LSDM të ndalojë me këtë sjellje të dëmshme dhe huamarrjet e pakuptimta. Shteti i së drejtës dhe gjyqësori një ditë do të kthehen në rrugën e duhur. Të gjithë ata që në këtë moment po punojnë në mënyrë të dyshuar një dit do të përgjigjen para drejtësisë”. thuhet në komunikatën e VMRO-së.

Ndaj komunikatës së VMRO-së kanë reaguar nga LSDM, të cilët kanë thënë se VMRO- DPMNE në kohën kur ishte në pushtet, ka shpenzuar paratë e qytetarëve në katër sy, ndërsa dokumentet e marrëveshjeve të tilla të dëmshme ende askush nuk mund t’i gjejë.

“VMRO-DPMNE do të mbahen mend se kanë ndarë tenderë nga 100 mijë deri në milionë euro kompanive të afërta me partinë, të cilët as që i kryenin detyrat për të cilat janë angazhuar. Tenderët nuk u publikonin në faqen e Byrosë për Furnizime Publike, ndërsa publikimi i shpenzimeve të funksionarëve të VMRO-DPMNE-së, ishte fanta-shkencë”. thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button