U takuam në një ditë me shi

Dielli depërtonte nga xhamat mungues në çati, goditjet e tij të verdha ngrohin muret, këmbët e mbuluara të getave të afisheve të reklamave nën orën e pamasë. Në vazot drejtkëndore dhe në neferët në maje të binarëve lulet përkundin petalet  e njoma.

Ai s’hiqte dorë nga dashuria që kishte qenë mes tyre vetëm mendimin e saj që bluante me mendje që kalonte kilometrat që e ndanin prej tij, ndritshëm si një laser, më i ngulitur se kavot e brishta telefonike.

Ishte i sigurt se një ditë do të takoheshin. I kujtonte mirë sytë e Mirelës, shpresonte  të  njihte  nga shikimi. Nëpër rrugë, mes mijëra grave, shpresonte  të takonte  Mirelën. Një zonjushe e rrallë me shikim që ngjan si një përqafim.

Tani Mirela  iu paraqitë në cellular, dhe ia bëri me dije se të takohen në hotelin “Hilton”. S’e mbante më veten nga gëzimi, ecte  rreth trotuareve dhe  ulej për disa sekonda , mbi çdo kolltuk të vogël të rrotullueshëm, të  kafiterive të qytetit.

Nxitonte për në hotelin “Hilton”, që falë Zotit, ende nuk kishte arritur Mirela . Pas pak, para hotelit, u ndalë taxi, i drejtoi  sytë dhe pas pak ajo doli nga makina dhe u drejtua drejtë tij . Ishte një takim tërheqës dhe i  shpenguar, në një bar të hotelit “Hilton”, të qetë të qendrës.

Ndoshta mendonte për të kaq shpesh sepse shpresonte të ndryshonte  të shkuarën, në kujtimin e tij të ankthshëm, me qenien e tij aty kaq shpesh dhe kaq të brengosur dhe të penduar.

U futën brenda hotelit dhe u ngjitën me ashensorin në kaffe-barin, që gjendej kundrruall qytetit të përgjumur nga shiu që binte.

Kishin  porositur një kapuchino dhe një  kafe ekspreso në bar, merrte zemër prej përzierjes së kapërcyer të shkumës, temperatura  brenda hotelit “Hilton”, nuk e kalonte  njëzetën.

I’u duk shumë e bukur, por s’do ta njihte, në rrugë. Vështrimi i saj ende e miklonte. Brenda saj ndodhej ende Mirela . Ishte një vajzë e këndshme dhe simpatike. Ndihej parfumi i saj aromatike  në një ditë me shi.  S’ishte çasti e ndjente se për fat të keq s’ishte çasti: ende s’ekzistonte, mezi mund të fliste, por pa thënë gjë.  Mirela e kuptonte, ndoshta ishte si ai në gjithcka.

Folën për punën, por  mbi të gjitha duke u parë. U përpoqën  të tregonin për  jetën e njëri- tjetrit. Pas një kohe folën  për poezinë në përgjithësi.

I foli për dajën, që ishte poet. Ishte i mirë, e deshte shumë, edhepse se kishte  takuar në jetë. Edhe ajo e çmonte kapuçinon me cigare të ndezur.

Pas një fare kohe, kur ajo më  s’kishte më kohë për ti  kushtuar, folën edhe për rrugët e qytetit në përgjithësi;” si dy huaj”.

E shoqëroi deri tek porta e hotelit “Hilton”, u përqafuan hyri në taxi. E përshëndeti, qeshte, e vështronte, mbulonte sytë me duar. S’është e mundur! Por dukej se po fillonte të ndihej e lumtur.

Nga Eroll Veliu

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button