Shenjat, a e dini se dielli mund t’ju helmojë?

Qëndrimi për shumë kohë në diell mund të shkaktojë një sërë problemesh shëndetësore – nga një dehidratim i lehtë, në sfilitje nga i nxehti, ose më keq, goditja nga i nxehti, transmeton Albeu.

Pavarësisht përpjekjeve tuaja për t’u mbrojtur nga dielli – keni vënë kapele, syze dhe krem kundra diellit – sërish ka pasoja qëndrimi për një kohë të gjatë në diell.

Nuk ka ndonjë gjë më të “mirë” se djegiet nga dielli – por patjetër që ka një gjë më të keqe.

Djegiet e shumta nga dielli mund të shkaktojnë skuqje, flluska dhe acarim të lëkurës, si dhe simptoma të ngjashme me gripin. Të gjitha këto simptoma kanë një emër: helmim nga dielli.

Helmim nga dielli nuk do të thotë që jeni helmuar realisht. Ky term përdoret zakonisht për djegiet e shumta nga dielli. Ato shkaktohen nga rrezet ultraviolet që inflamojnë lëkurën.

Simptomat e helmimit nga dielli

Brenda 15 minutash pasi keni qëndruar në diell, mund të digjeni, por nuk e kuptoni menjëherë, duke qenë se skuqja dhe flluskat në lëkurë shfaqen disa orë më vonë. Mund të pësoni djegie të shumta nëse qëndroni në diell për një kohë të gjatë dhe nuk vini krem mbrojtës, shkruan Shendeti +.

Djegiet dhe helmimi nga dielli mund të shkaktojnë simptoma të tilla si:

Skuqje të lëkurës dhe flluska
Dhimbje dhe ndjesi shpimi si me gjilpërë
Ënjtje
Dhimbje koke
Temperaturë dhe të dridhura
Të përziera
Marramendje
Dehidratim

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button