Numri i fëmijëve të sistemuar në qendrat sociale ulet për 33,9 për qind

Numri i fëmijëve të sistemuar në qendrat sociale për një vit është ulur për 33,9 për qind, tregojnë të dhënat e procesit së deinstitucionalizimit për periudhën gusht të vitit të kaluar deri në gusht të këtij viti.

Në këtë periudhë Ministria për punë dhe politikë sociale ka siguruar mbajtjen nën kujdes të 95 fëmijëve jashtë institucional. Siç thonë nga Ministria në praktikë kjo do të thotë kushte më të mira për rritje dhe zhvillim, kujdes individual dhe mbështetje që ata të jenë qytetarë aktiv dhe të kyçen në shoqëri, transmeton Portalb.mk.

“Në periudhën e njejtë, në gjashtë qendra sociale ishin të sistemuar 45 fëmijë. Pjesë e tyre fëmijë pa prind dhe pjesë e tyre me probleme arsimore sociale ose me paaftësi. Deri sa në periudhën e njejtë, 11 fëmijë në këto qendra u bënë të rritur. Ministria për punë dhe politikë sociale po punon që asnjë fëmijë nën moshën 18 vjeçare deri në 2020 të mos qëndrojë më në institucionet sociale”, thuhet në njoftimin.

Deinstitucionalizimi është ndryshimi i mënyrës me të cilën shteti kujdesët për fëmijët dhe personat e rritur, të cilët kanë nevojë për kujdes social afatgjatë. Në vend të qendrave të deri tanishme të kujdesit kolektiv, në këtë proces po vendoset një sistem i shërbimeve sociale të cilat ofrojnë kujdes për secilin person individualisht. Qëllimi i procesit është që të forcohet shfrytëzuesi dhe të bëhet aktiv në rrethin ku jeton.

“Për shkak se rrethi familjar themelon rritjen dhe zhvillimin e duhur, pjesë e fëmijëve rriten në familje dhe tjerët adoptohen ose iu jepet mbështetje familjes biologjike për të siguruar kujdes më të mirë për fëmijën e tyre. Për një pjesë të fëmijëve sigurohet rreth që ngjason me atë familjarë, siç janë grupet e vogla të shtëpive”, thuhet në njoftimin e Ministrisë për punë dhe politikë sociale.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button