Ngec njëri nga projektet madhore në Komunën e Çairit

Projekti për ndërtimin e bibliotekës komunale, shtëpisë së kulturës ose qendrës rinore në komunën e Çairit ende nuk ka filluar të realizohet, projekt ndër të pakët që do të realizohet vetëm me mjete komunale dhe ishte premtim parazgjedhor i kryetarit Visar Ganiu.

Në intervistën për Portalb.mk, Ganiu njoftoi se biblioteka komunale, Shtëpia e kulturës ose Qendra rinore do të bëhen me buxhetin e vetë komunës, por siç thotë ai, janë lidhur me afate për procedurat sepse duhet të bëhet ndërrimi i planit urbanistik për të cilin është angazhuar agjencion.

U bë pothuajse një vit nga marrja në funksion të detyrës si i pari i kësaj komune dhe Ganiu deri më tani nuk ka filluar asnjë nga projektet madhore të cilat i premtoi në fushatën parazgjedhore.

Kushtrim Alla, zëdhënës i komunës së Çairit tha shkurt për Portalb.mk se ky projekt ende nuk ka filluar të realizohet.

“Ky projekt ende nuk ka filluar të realizohet. Sapo do ketë diçka konkrete do kontaktohen mediat”, tha për Portalb, Alla.

Gjithashtu në ueb faqen e kësaj komune nuk ka asnjë të dhënë lidhur me këtë projekt, ku nuk përmendet as lokacioni se ku është paraparë të ndërtohet, as buxheti sa do të ndahet dhe gjithsesi nuk është përmendur as edhe data e fillimin dhe mbarimit të këtij projekti.

Edhe pse kryetari Ganiu premtoi se të gjitha projektet dhe investimet që do të bëhen do të jenë publike dhe do të publikohen në ueb faqen e komunës, kjo gjë nuk është realizuar.

Në ueb faqen zyrtare të komunës po ashtu  nuk janë edhe emrat e udhëheqësve të sektorëve, e lëre më numrat e telefonave zyrtarë të tyre për të pasur qasje më të lehtë gazetarët për transparencë.

Ndërkaq kryetari i komunës së Çairit, Visar Gani gjatë fushatës së tij parazgjedhore premtoi shumë gjëra lidhur me përmirësimin e kushteve të kësaj komune, e cila për vite të tëra është lënë në mjerim dhe në kaos të vërtetë. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button