Angelina Jolie, së shpejti nënë për herë të shtatë?

Pas ndarjes nga Brad Pitt, Angelina Jolie i është përkushtuar gjashtë fëmijëve të saj. Çifti Jolie-Pitt njihet për familjen e madhe të krijuar së bashku, me tre fëmijët biologjikë, Shiloh, 12-vjeçe dhe binjakët Vivienne dhe Knox, 10 vjeç. Po ashtu Brad dhe Angelina kanë edhe tre fëmijë të birësuar Maddox, Pax dhe Zahara, 16, 14 dhe 13 vjeç.

Por burime pranë aktores bëjnë të ditur se ajo ka shumë kohë që po mendon për të birësuar një fëmijë të shtatë. Kjo pasi Angelina mendon se fëmijët e saj janë të rritur tashmë dhe nuk kanë aq shumë nevojë për të, po ashtu ajo dëshiron shumë të ndihmojë refugjatët sirianë dhe me shumë mundësi po mendon për të birësuar një fëmijë sirian. Para pak kohësh, gjykatësi i bëri të ditur aktores se rrezikonte të humbiste kujdestarinë e fëmijëve nëse nuk i lejonte të kalonin mjaftueshëm kohë me të atin.

Të gjitha këto mund të kenë ndikuar në vendimin e Jolie, e cila me shumë mundësi do të adoptojë një tjetër fëmijë sapo të mbarojë xhirimet e filmit “Maleficent 2”. Por kjo mbetet për t`u parë!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button