Drita Islami dhe Dario Ivanovski do ta përfaqësojnë Maqedoninë në KE në Berlin

Maqedoninë në Kampionatin Evropian në atletikë, që mbahet në Berlin prej datës shtatë deri më 12 gusht, do ta përfaqësojnë vetëm dy garues – Drita Islami dhe Dario Ivanovski, transmeton MIA.

Islami do të vrapojë në disiplinën 400 metra me pengesa, ndërsa do të garojë më shtatë gusht në programin e mëngjesit. Rezultati më i mirë i saj në këtë pjesë është 59.33 sekonda nga qershori i vitit të kaluar.

Dario Ivanovski do të garojë në disiplinën 1.500 metra, ndërsa paraqitja e tij kualifikuese është më tetë gusht. Rezultati më i mirë i tij në këtë pjesë është 3:47.13 minuta.

Igor Jakimovski do të jetë person zyrtar dhe trajner i përfaqësues së Maqedonisë. Këtë fundjavë ata do të nisen për në Gjermani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button