Veliaj: Askush nuk mund ta sabotojë qytetin; sa të jem unë, puna në Tiranë nuk ndalet

Në intervistën e tij për ABC News, kryebashkiaku Veliaj u ka kujtuar qytetarëve të Tiranës se kryeqyteti është drejtuar për 4 vjet nga Partia Demokratike dhe kryetari i saj, Lulzim Basha, por ky nuk diti të rregullojë as sahatin që shihte nga dritarja e zytës së tij, e jo më të bënte ndonjë punë.

“Qyteti ynë është menaxhuar nga Partia Demokratike. Kryetari i opozitës ka qenë kryetar i bashkisë së këtij qyteti, ka qenë në këtë zyrë dhe në këtë zyrë sahati nuk punonte, te kjo dritare; tek muri përballë, kryetari i bashkisë shahej me libër shpie. Pra, kur një njeri nuk lë dot gjurmë 3 metra nga zyra e vet, te muri që e rrethon, te sahati që sheh në dritare, atëherë do të thotë që për të tjerët që do lënë një gjurmë do të ulen ndjeshëm shanset e Partisë Demokratike për të fituar. Unë besoj se nuk ka nevojë që dikush të ketë doktoraturë për të kuptuar që një parti që kishte në dorë shtetin dhe qytetin, nuk la asnjë gjurmë dhe sigurisht që e shikon teatrin si gjurmën e radhës”, tha Veliaj.

Ai deklaroi se askush nuk mund t’i sabotojë punët e Tiranës. “Fakti që përdor të njëjtën skemë, siç bëri me Presidentin te këndi i lodrave, me të njëjtët protestues, që pasi diskreditohen del në pah partia që e ka organizuar, sigurisht që mundohet ta sabotojë. Nuk e sabotojnë dot Tiranën. Unë e kam premtuar publikisht, Tirana nuk ndalet. Do të ndalemi vetëm nëse qytetarët thonë, e di çfarë, duam të kthehemi te gjumi, të votojmë gjumin prapë. Po votuan gjumin vitin tjetër, atëherë qyteti do të ndalet, por sa të jem unë, kam premtuar që nuk do të ndalet dhe do sigurohem që nuk do të ndalet”, theksoi Veliaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP