FAD në garë me dramë në Bratislavë

Studentët e katedrës së arteve dramatike në Shkup nën mbikëqyrjen e Vlladimir Millçin dhe Suzana Kiranxhiska nga sot deri më 27 qershor qëndrojnë në Bratislavë ku marrin pjesë në Festivalin ndërkombëtar të teatrove akademike Istropolitana Project ’12 në organizim të Akademisë së arteve performuese të Bratislavës. 

FAD do të merr pjesë me pjesën teatrore “Në kërkim të Daniel Harms” e cila do të shfaqet në programin e garës më 25 qershor ndërsa me datë 27 klasa do të shfaqet me performancë rrugore 30 minutëshe në sheshin Hviezdoslavovo námestie.

Mes tyre është dhe aktori kumanovar Vildan Maksuti i cili për Portalb thotë se është një mundësi e mirë kjo për të shfaqur talentin e vendit tonë.

“Jam shumë i kënaqur që jam në këtë ekip dhe do të jap maksimumin që të prezantohemi sa më mirë” tha Maksuti. 

Istropolitana Project shfaq arritjet më të suksesshme në produksionin e akademive teatrore në dy vitet e fundit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button