Identifikohet shtetasi i Maqedonisë që u vra në Kabul të Afganistanit

Ilija Merxhanovski nga Lubanci i Maqedonisë është 37-vjeçari që ka ndërruar jetë bashkë me dy të tjerë në Kabul të Afganistanit, njofton Portalb.mk.

Sipas të dhënave të “Veçer“, i ndjeri nga Maqedonia ka udhëtuar për në punë me shofer personal, dhe bashkë me koleget e tij ka qenë i kidnapuar në periferi të Kabulit, kurse trupat u janë gjetur në një veturë në rajonin Musashi.

Megjithëse i ndjeri është identifikuar, Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë nuk ka informatë zyrtare për të njëjtën.

Mediat e huaja të enjten lajmëruan se tre persona, nga Maqedonia, Malajzia dhe India janë rrëmbyer dhe vrarë në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul. Sipas zëdhënësit të kryeshefit të policisë në Kabul, Hashmat Stanekai të tre kanë punuar në kompaninë e dytë më të madhe për ushqim dhe ketering në botë, Sodekso.

Kompania “Sodekso”, për të cilën ka punuar shtetasi i Maqedonisë dhe kolegët e tij të cilët i humbën jetët në atentatin në Kabul, dje shprehu keqardhje përmes kumtesës deri te opinioni.

MPJ ende nuk ka informata zyrtare nga Afganistani për shtetasin e vrarë të Maqedonisë

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP