Mickoski për ofertën e hyrjes në Qeveri: Jashtë parimeve morale

“Dikush vetëdijshëm harron se mandati për qeveri, vende ministrore dhe funksione shtetërore t’i jep populli, dhe jo individë që udhëheqin agjenda për shpëtim të karrierës personale”, kështu ka deklaruar kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski pasi që kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka deklaruar që i ka ofruar opozitës të jetë pjesë e Qeverisë, që së bashku “ta përpunojnë” referendumin, por se e njëjta është refuzuar, për shkak të kërkesës për amnisti, njofton Portalb.mk.

“Thelbi është se pjesëmarrja ose jo në një qeveri të tillë nuk do ta bëjë marrëveshjen, të cilin dikush tjetër e ka përpiluar dhe e ka negociuar, për më mirë dhe më pak të dëmshme për Maqedoninë dhe qytetarët e saj, por sërish një ofertë e tillë, sigurisht është dëshmi se ata që qëndrojnë prapa tij, janë të vetëdijshëm se atë popullata nuk e aprovojë dhe paraqet pjesë kapitulluese për të cilin tash u nevojitet alibi”, shkruan Mickoski në rrjetin social “Fejsbuk”.

Mickoski ka folur edhe për amnistinë, dhe për të njëjtën ka thënë se është e shpikur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button