Izraeli konfiskon anijen me ndihma humanitare për Rripin e Gazës

Forcat detare izraelite mbrëmë kanë konfiskuar një anije me ndihma humanitare në kufirin me Rripin e bllokuar të Gazës, njoftuan sot nga ushtria e Izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e ushtrisë thuhet se anija lundroi nga Evropa për në Rripin e Gazës me qëllim të thyerjes së bllokadës e cila është vendosur në hyrje të Rripit të Gazës. Anija, e cila transportonte ndihmën humaniatre, është ankoruar në portin Ashdod.

Javën e kaluar forcat izraelite ndaluan një anije humanitare e cila i afrohej Rripit të Gazës, që ishte pjesë e flotiljes prej dy anijeve që e organizonte “Koalicioni i Flotiljes së Lirisë” me qëllim të zhbllokimit 11 vjeçar të bllokadës së gjatë të Rripit të Gazës.

Sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinim të Çështjeve Humanitare (UNOCHA) deri në fund të vitit 2016, pothuajse 2 milionë banorë të Rripit të Gazës janë varur nga ndihmat humanitare për mbijetesë ndërsa gati gjysma e familjeve nuk kanë qasje në produktet ushqimore.

Tashmë tetë vite “Koalicioni i Flotiljes së Lirisë” inicon fushatë për thyerjen e bllokadës izraelite, e cila ka shkatërruar ekonominë e Rripit të Gazës dhe u ka pamundësuar banorëve qasjen në shumë produkte themelore.

Komandot izraelite më 31 maj të vitit 2010 vranë 9 aktivistë turq në kontingjentin e anijeve Mavi Marmara në ujërat ndërkombëtare. Kontingjenti ishte pjesë e “Koalicionit të Flotiljes së Lirisë” dhe udhëtonte drejt Rripit të Gazës për të dërguar ndihma humanitare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button