U dogj një kopsht për fëmijë në Gjermani sepse nuk ka pasur ujë të shuhet zjarri

Një kopsht për fëmijë në veri të Gjermanisë u dogj pasi zjarrfikësit nuk arritën të gjejnë ujë që ta vendosin zjarrin nën kontroll për shkak motit të thatë dhe vapës, njoftoi DPA.

Në të dy hidrantët zjarrfikës në afërsi të një kopshti për fëmijë në fshatin Vorden, në provincën Shlezvig – Holshtajn, nuk ka pasur ujë të mjaftueshëm për shuarjen e zjarrit pas motit të ngrohtë dhe të thatë disa javor në Gjermani, deklaroi zjarrfikësi lokal Ole Kroger, njofton MIA.

Për shkak kësaj, është dashur me cisterna të bartet ujë prej një vendi në largësi prej disa kilometrash.

Arsye e mundur për zjarrin ka qenë kryerje e punëve me katran, në afërsi të kopshtit, me ç’rast është përfshirë nga zjarri baza e drurit.

Më shumë se 100 zjarrfikës kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarrit.

Kopshti për fëmijë ka qenë i mbyllur gjatë pushimit veror.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button