Incidenti në Meçkin Kamen, identifikohen disa pjesëmarrës

Policia e Maqedonisë nëpërmjetë video –incizimeve ka identifikuar një pjesë të personave të cilët kanë shpërndarë gjuhë të urrejtjes dhe kanë gjuajtur mjete të forta ndaj diplomatëve të huaj dhe delegacionit shtetëror gjatë manifestimit në Meçkin Kamen, njofton Portalb.mk.

Shumë prej tyre janë ftuar në dëgjim, të tjerët po identifikohen në vazhdim, dhe pas kompletimit të dokumentacionit, Ministria për Punë të Brendshme (MPB), të njëjtat do t’i dorëzojë në Prokurorinë Themelore Publike (PTHP).

Pjesëmarrës në incidentin në Meçkin Kamen ka qenë edhe një ushtar profesional i Ministrisë së Mbrojtjes, dhe kjo e fundit ka njoftuar se tashmë ka formuar komisioni i cili do të caktojë sanksionin ndaj të njëjtit.

Nga Kabineti i Presidentit të Maqedonisë – Gjorge Ivanov kanë shprehur keqardhje për incidentin, por që nuk e kanë dënuar gjuhën e urrejtjes.

Fyerjet ndaj shqiptarëve, reagon edhe Tirana zyrtare ndaj Maqedonisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button