Pamje si prej ferrit, tornado zjarri në Kaliforni (VIDEO)

Një video e tmerrshme është publikuar në rrjete sociale, që shfaq një ‘tornado zjarri’ në Kaliforni, përderisa zjarret atje po vazhdojnë të shkaktojnë kaos – me mijëra banorë që janë evakuuar larg ferrit vdekjeprurës.

Zjarri filloi të hënën dhe deri tash ka çuar në evakuimin e rreth 40,000 banorëve në Kaliforni.

Mijëra zjarrfikës janë duke tentuar ta fikin zjarrin e madh, por ai vetëm po vazhdon të rritet, transmeton Gazeta Express. Në videon e tmerrshme, era fryn lart zjarrin, duke krijuar atë që duket si një tornado zjarri.

Një përdorues i rrjeteve sociale e postoi videon në internet, duke shtuar: “Tornado zjarri sikur një djall zjarri mbi Kaliforni”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button