Fyerjet ndaj shqiptarëve, reagon edhe Tirana zyrtare ndaj Maqedonisë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar ndaj ngjarjes së ndodhur në Krushevë, ku në ceremoninë e festimit të kryengritjes së Ilindenit, në Meçkin Kamen janë përdorur gjuha e urrejtjes dhe thirrjet raciste antishqiptare.

“Besojmë se këto janë veprime të një grupi të vogël njerëzish të nxitur nga ndjenjat nacionaliste ekstreme dhe shpresojmë që incidente të tilla që ndjellin urrejtje ndëretnike të mbeten të izoluara. MEPJ i bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të hetojnë nxitësit e dhunës dhe vendosjen e tyre para drejtësisë. Shqipëria dhe shqiptarët kanë qenë dhe do të jenë miq të përhershëm të Maqedonisë. Ne besojmë në vlerat e bashkëjetesës, në harmoninë dhe bashkëpunimin midis vendeve e qytetarëve tanë”, thuhet në reagimin e MEPJ-së shqiptare.

LEXO: Thirrje “vdekje për shqiptarët” në manifestimin e organizuar nga presidenti Ivanov

LEXO: Gjuha e urrejtjes vdekjeprurëse në Maqedoni, çka duhet të bëjnë institucionet?

LEXO: ANALIZË: Maqedonia ndër vite, shqetësuese çfarë ka shkaktuar urrejtja e padënuar

LEXO: Lëvizja BESA me kryetar Kasamin: të dënohen vandalët që fyejnë shqiptarët para syve të Presidentit

LEXO: Fyerjet ndaj shqiptarëve, ASH: E rikujtojmë policinë të marrë masa për nxitësit e urrejtjes

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button