Dalin pamjet, si u ekzekutua 23-vjeçari shqiptar në Itali (VIDEO)

Mediat italiane kanë publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që kanë kapur momentin e vrasjes së 23-vjeçarit shqiptar Viktor Picaku në Corate, Bari. Për të arrestuar autorët e vrasjes së të riut shqiptar në sheshin “Abbazia” të Corates në Itali.
Në pamje duket Viktori që lëviz me pantallona të zeza treçerekshe dhe kanotierë të bardhë, krejt i qetë në mes të sheshit, ndërsa nga një motor i ndaluar pranë qendrës qëllohet me armë.

Karabinierët e Tranit me koordinimin e gjykatëses së prokurorisë së Tranit Raffaella De Luca, po zhvillojnë hetime intensive duke analizuar të gjitha provat. Në dispozicion të tyre është edhe videoja e filmuar nga kamerat e sigurisë së sheshit, ku një motor “Vespa” mbërrin dhe qëllon mbi të riun.
Victon u ekzekutua rreth orës 21:30, në sytë e dhjetëra personave të pranishëm që pasi dëgjojnë të shtënat largohen të tmerruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP