Bonucci kreu kontrollin mjekësor, pritet nënshkrimi me Juventusin

Futbollisti i Milanit nga reparti i mbrojtjes, Leonardo Bonucci (31) ka kaluar kontrollin mjekësor në Torino dhe tashmë ka mbetur nënshkrimi për konfirmim zyrtar të rikthimit të tij sensacional te Juventusi.

Mediat italiane shkruajnë se Bonucci kaloi me sukses kontrollin dhe së shpejti pritet të nënshkruaj një kontratë me “zonjën e vjetër”, fanellën e së cilës e kishte veshur për shtatë vite, para se të kalojë në Milano verën e shkuar.

Siç bëhet e ditur, futbollisti italian pritet të nënshkruaj një kontratë trevjeçare me Juventusin, duke përfituar 5.5 milionë euro në vit, që është dy milionë më pak nga paga në Milano.

Bonucci kalon në Torino, përmes një këmbimi të dy klubeve, për çka në drejtim të kundërt pritet të udhëtojë Mattia Caldara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button