Një Elëvana si kjo nuk e njihni, këngëtarja zbulon prapaskenat e ‘Mike’ (VIDEO)

Ndërkohë që “Mike” e Elvana Gjatës, John Shahut dhe Ledri Vulës, i ka kaluar 20 milionë klikimet, tre këngëtarët, por edhe të gjithë fansat e tyre vazhdojnë t’ia shijojnë dhe të kërcejnë tingujt e saj në çdo vend të nxehtë të verës e çdo koncert brenda dhe jashtë Shqipërisë, shkruan Class. 

Por ju të gjithë e dini që Elvana nuk është vetëm këngëtare. Ose, më mirë, nuk është këngëtare. Ajo ka studiuar regji filmi së bashku me miken e saj Jonida Vokshi. Edhe pse u përkasin fushave të ndryshme të artit, ato e kanë ruajtur miqësinë e ngushtë që nga vitet e universitetit. Të dyja kanë mbaruar regji filmi, por rrugën drejt kinematografisë dhe teatrit e vijoi vetëm Jonida, ndërsa Elvana vijon suksesshëm pasionin e saj për muzikën. Por sa herë mundet, me miq e të afërm, me njerëz të rrethit të saj të ngushtë, e shfaq edhe shpirtin artistik në interpretim.

Pak kohë më parë, ishte Jonida ajo që ka rrëfyer publikisht pasionin dhe talentin e Elvanës për aktrimin.  Në programin “Pasdite në Top Channel”, ku ishte e ftuar pak muaj më parë, Jonida foli edhe për miqësinë e ngushtë me Elvanën: “Elvana është një prej mikeshave të mia më të ngushta, edhe pse u përkasim fushave të ndryshme të artit, ajo në muzikë, ndërsa unë në aktrim. Kemi mbaruar bashkë për regji filmi… Më vjen keq që nuk është bërë pjesë e ndonjë projekti në teatër apo film, por Elvana është një një aktore e jashtëzakonshme. Është vërtet një aktore shumë e mirë”, – tha Jonida asokohe për mikeshën e saj.

Dhe nuk ka nevojë për një konfirmim tjetër. Edhe në “Xing me Ermalin” pak kohë më parë, Elvana e kaloi me sukses “provën” e aktrimit, kështu që sa herë publikon ndonjë video duke aktruar, të gjithë fansat janë sy e veshë për të shijuar pasionin tjetër të saj.

Kështu ka bërë edhe sot, ndërsa ka publikuar një video nga prapaskenat e “Mike” – ndoshta në një kohë pushimi nga xhirimet. Është ai kujtimi i fëmijërisë së të gjithëve: kur mami thërriste vajzën/djalin nga ballkoni me disa mallkime, ndërsa me fqinjet fliste me të gjitha fjalët e ëmbla…

Elëvana!!!! Meqe ra fjala tek #mike

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on


Elvanën, me sa duket, e paskan thirrur Elëvana. Këngëtarja e kujton me humor edhe emrin e saj, por edhe sjelljen e mamit, që, pa dyshim, nuk është vetëm e mamit të saj. Nga komentet, është e qartë që të gjitha mamatë të njëjtën gjë bënin. Por ndoshta, sot, nuk ndihen edhe aq mirë kur fëmijët i imitojnë. Edhe pse të tilla kujtime, edhe ato i shoqërojnë me një buzëqeshje “të shtrembër”…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button