Fyerjet ndaj shqiptarëve, ASH: E rikujtojmë policinë të marrë masa për nxitësit e urrejtjes

Partia Aleanca për Shqiptarët, ka reaguar kundër fyerjeve dhe ofendimeve që po iu bëhen shqiptarëve si në rastin e sotëm në manifestimin e 2 Gushtit.

“Se grupe ta caktuara të motiviuara dhe stimuluar nga edukata familjare, dhe nga parti politike, frustracionet dhe komplekset e tyre mundohen ti shërojnë duke fyer shqiptar të pafajshëm me frazën e njohur “shqiptar i mirë është shqiptar i vdekur”, si dhe “Dhoma Gazi për shqiptarët” flet edhe rasti qe sot huligan të rinj e kënduan refrenin e tyre edhe ne ditën e pavarsisë së Maqedonisë, qe u mbajt në Krusheve në vendin e njohur te “Meçkin Kamen”.

E rikujtojmë policinë dhe prokurorinë publike, menjëherë të marrë masa hetimi bazuar në nenin 319 që dënohen të gjitha ata që nxisin urrejtje, përçarje dhe mosduim në baza diskriminuese nacionale, racore apo tjera!

Mos reagimi dhe mosndëshkimi i instititucioneve përkatëse. I deritanishëm ndaj atyre të rinjëve maqedonas qe vazhdimisht nxisin urejtje dhe ofendojnē shqiptar madje edhe para syve te policisë, flet se për këta huligan nuk ekziston ligji dhe drejtësia, madje te njejtët stimulohen nga policia dhe Qeveria përderisa nuk merren masa e caktuara juridike.” thuhet në kumtesën e partisë.

LEXO: Thirrje “vdekje për shqiptarët” në manifestimin e organizuar nga presidenti Ivanov

LEXO: Gjuha e urrejtjes vdekjeprurëse në Maqedoni, çka duhet të bëjnë institucionet?

LEXO: ANALIZË: Maqedonia ndër vite, shqetësuese çfarë ka shkaktuar urrejtja e padënuar

LEXO: Lëvizja BESA me kryetar Kasamin: të dënohen vandalët që fyejnë shqiptarët para syve të Presidentit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button