Lëvizja BESA me kryetar Kasamin: të dënohen vandalët që fyejnë shqiptarët para syve të Presidentit

Lëvizja BESA me kryetar Bilall Kasamin, dënon ashpër këtë dukuri të fyerjeve dhe ofendimeve që po iu bëhen shqiptarëve si në rastin e sotëm në manifestimin e 2 Gushtit.

“Një grup vandalësh me qëllim të shkaktimit të tensioneve ndëretnike dhe me qëllim të provokimit të incidenteve për destabilizimin e vendit përdori sllogane fyese ndaj shqiptarëve.
Lëvizja Besa përkujton se vendi gjendet në një moment shumë delikat duke e marr parasysh se jemi në një proces shumë të rëndësishëm për integrimin e vendit në NATO dhe BE dhe në fazën përfundimtare për mbajtjen e referendumit. Është botërisht e ditur se ende ka forca të brendshme të ndihmuara nga qendra prej jashtë që me çdo kusht duan të pengojnë këto procese historike.
Lëvizja Besa kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme që në kohë sa më të shkurtër të zbardhë rastin dhe personat përgjegjës të sillen para drejtësisë. Apelojmë deri tek qytetarët mos të bien pre e këtyrë provokimeve të ulta që kanë të vetmin qëllim inicimin e konflikteve ndëretnike për të destabilizuar vendin dhe në dëm për të gjithë qytetarët e vendit.” thuhet në kumtesën e partisë.

Lëvizja BESA thotë se do të përkushtohet maksimalisht që të kontribojë që proceset integruese dhe mbajtja e referendumit të kalojnë pa incidente dhe pa nxitje në dëm të marrëdhënieve ndëretnike.

LEXO: Thirrje “vdekje për shqiptarët” në manifestimin e organizuar nga presidenti Ivanov

LEXO: Gjuha e urrejtjes vdekjeprurëse në Maqedoni, çka duhet të bëjnë institucionet?

LEXO: ANALIZË: Maqedonia ndër vite, shqetësuese çfarë ka shkaktuar urrejtja e padënuar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button