Thirrje “vdekje për shqiptarët” në manifestimin e organizuar nga presidenti Ivanov

Me thirrjet anti-shqiptare “Shqiptar i mirë është shqiptari i vdekur” një pjesë e të pranishmëve përcollën ceremoninë e vendosjes së luleve në Meçkin Kamen në Krushevë, që ndodhi para syve të Presidentit, Gjorge Ivanov, shkruan Alsat-M.

LEXO: Ivanov për Ditën e Republikës: Kemi emër të madh, duhet konsensus për atë çfarë nuk shitet

Qeveria i dënoi thirrjet e manifestuara raciste në ditën e shënimit të 2 gushtit.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë i dënon thirrjet për urrejtje dhe dhunë, që janë në kundërshtim me interesat e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe u bën thirrje institucioneve kompetente t’i hetojnë këto dukuri dhe të marrin masa adekuate. Ilindeni është ditë për bashkim dhe jo ndarje”– thuhet në komunikatën e Qeverisë.

LEXO: Gjuha e urrejtjes vdekjeprurëse në Maqedoni, çka duhet të bëjnë institucionet?

LEXO: ANALIZË: Maqedonia ndër vite, shqetësuese çfarë ka shkaktuar urrejtja e padënuar

Video nga Alsat-M.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button