Brezi “baby-boom” në pension, një barrë e mbivlerësuar për shoqërinë

Abdulah Ahmedi, PhD i drejtësisë

Abdulah Ahmedi, PhD i drejtësisë

Dalja në pension e brezit “baby-boom’’ do të jetë një barrë e rëndësishme për sistemet e pensioneve. Të ballafaquar me këtë sfidë, ka zëra në rritje duke thënë se “ne po jetojmë në  një periudhë të paparë në historinë tonë dhe një brez i tërë do të dalë në pension” duke sfiduar autoritetet se si të përballen me evolucionin e shoqërisë.

Para së gjithash, ne shohim se  ekzistojnë sigurisht dy elemente demografike: norma e lindjeve, e cila nuk lidhet ekskluzivisht me shkallën e ulët të lindshmërisë dhe plakjen e popullsisë, e cila është një proces ciklik dhe jo i vazhdueshëm.

Nëse i marrim parasysh këto dy elemente, mbi të gjitha, sidomos shkalla e lindjeve në retrospektivën e viteve pas Luftës së Dytë Botërore, ku ka pasur një numër jashtëzakonisht të lartë të lindjeve, brezi ‘’ baby boom’’ dhe pasojat e tij do të shkaktojnë lëkundje të ndjeshme në piramidën e moshës për shumë vite. Si rezultat, sistemet e pensioneve do të preken deri në vitin 2050; duhet të vendoset një dizajn i arsyeshëm për të synuar që sistemet e pensioneve të rezistojnë ndaj këtyre luhatjeve afatgjata.

Së dyti, fenomeni i plakjes nuk duhet të përdoret si justifikim për të rrezikuar sistemet ekzistuese të sigurimeve shoqërore. Përkundrazi, duhet të marrim parasysh ndikimin ekonomik të ndryshimeve të ardhshme demografike. Ne mund të konsiderojmë se barra e gjeneratës së moshës së punës është gjithashtu e mbivlerësuar në lidhje me raportin e varësisë së të moshuarve, sepse pjesa e  varur nga të rinjët  do të ulet në vitet në vijim. Për më tepër, ajo që duket se është e sigurtë kur i gjithë brezi i ‘’ baby boom’’ do  kalojnë në pension, është se raporti i përgjithshëm i varësisë demografike nuk do të jetë më i lartë se sa ishte kur ky brez ishte në bënkat e shkollës, shpenzimet e të cilave ishin më të larta.

Së fundi, konsiderojmë se një lidhje esenciale bashkon elementet ekonomik dhe plakjen demografike; ky element i fundit ka më pak peshë nëse evolucioni ekonomik është i favorshëm, nëse mund të lirojë një rritje të caktuar. Është, anasjelltasë, nëse numri i pensionistëve rritet ndërkohë që nuk ka rritje ekonomike. Në këtë rast, alternativa është ose  të zvogëlojmë të ardhurat që janë në dispozicion të aseteve (kontributet), ose të ardhurat e pensionistëve (ulja e përfitimeve). Ne mendojmë se do të ishte e mençur që barra që do të jetë të ndahej mes këtyre dy brezave. Kështu, siguria sociale në këtë pikë duhet të jetë më racionale, në mënyrë që skemat e ndryshme të prezentohen qartë tek popullsia.

Para se të veprosh, duhet të mendosh! Duke pasur parasysh këte  para se të bëhet një debat i gabuar, do të jetë e nevojshme që të gjithë aktorët e përfshirë në këtë fushë të veprojnë të gjithë së bashku, aq më tepër, sepse sistemet e pensioneve janë të ankëruara në vlerat specifike të shoqërisë së secilit vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP