UEFA rrit dënimin për Nasrin në 18 muaj

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka rritur dënimin për futbollistin francez Samir Nasri, nga 6 në 18 muaj ndalesë për të luajtur për shkak të shkeljes së rregullave për antidoping, raporton Anadolu Agency (AA).

Lidhur me këtë Nasri, i cili momentalisht është pa klub, nuk do të mund të paraqitet në ndeshje zyrtare deri më 1 janar të vitit 2019.

Ai në fund të muajit shkurt të këtij viti u dënua meqë shkeli rregullat e dopingut në vitin 2016.

Duke luajtur për Manchester City, një mjek nga një klinikë në Los Angelos në rrjetet sociale publikoi foton e Nasrit me titullin: “I dhashë atij pika që ndihmon të qëndrojë i hidratuar dhe i shëndetshëm gjatë sezonit të stërngarkuar”.

Vendimi i shkallës së parë u miratua një vit pas zbulimit të aferës, por në procedurën e shkallës së dytë, dënimi u rrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button