Oliver Dragojeviç  –  Ikona e muzikës  Kroate!

Sarajevë, viti 1983. Ndodhesha rastësisht, nuk e di se si! Atmosferë  jo si herave tjera – tepër e këndshme. Krijohej përshtypja se edhe Ilixha buzëqeshte në një formë tjetër. „Šlager sezone – 83” (Festivali i këngëve të lehta). Emra të njohur te muzikës së atëhershme: Neda Ukraden, Ismeta Krvavac, Oliver Dragojeviç, grupi Index,  Kemal Monteno, Gabi Novak, etj, etj. Me të madhe flitej e përflitej se  kush mund të ishte fituesi i këtij festivali! Po, po vazhdonin grindjet…!

Natën vonë, dikush arriti në piadestal! “Moje prvo pijanstvo” (Dehja ime e parë) ishte kënga që tronditi Sarajevën. Ishte këngëtari i urtë Oliver Dragojeviç, që pushtoi Jahorinën! Po, po, më kujtohet si sot, ngase isha pjesë e asaj nate të çoroditur.

Oliver Dragojeviç, njeriun, të cilin pak e kisha njohur, më vonë u bë idol i këngëve të mia, të cilat, me shumë vështirësi, mundohesha, ndonjëherë, që ti luaj në kitarë. Ishte ky, Oliver Dragojeviç, autori  i Magdalenës legjendare, ai, që skaliti Skalinadën, bashkëkohëtari i Tereza Kesovijës, po edhe i grupit “Novi Fosili” (Fosilet e reja),  mjeshtri i këngëve të lehta dhe virtuozi i hatashëm i pianos.

Para dhe pas asaj “dehje”  bëri edhe shumë të tjera, siç ishin: „Galeb i ja” (Pulëbardha dhe unë), „Cesarica” (Perandoresha),Kad mi dođeš ti” (Kur më vjen ti), „Oprosti mi Pape” (Më fal Papë),… „Nije htjela” (Nuk deshti), të cilat, këtë “mbret”, e vendosën në majen më të lartë të artit kroat.

Pas suksesit  të madh në Kampionatin Botëror, që i’a sollën Modriç, Rakitiç, Manxhukiç, Lovren…Rebiç, dhe festës së madhe që u organizua për nderin e tyre,  Kroacia, duhet  të pajtohet me vdekjen e viganit të muzikës, atistit shumë të spikatur, Oliver Dragojeviç.

Megjithate, Kroacia, është dhe do të mbetet krenare me figurat e këtilla!

p.s. …ndërsa neve të tjerëve, na ngelet që të punojmë, në krijimin e emrave të këtillë, e që është shumë më e rëndësishme, të mundohemi, që ata,  t’i mbajmë në vendin tonë!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button