U shfaq filmi gjerman “Das Krimi Duell-Der Perfekte Mord”, luan edhe aktori shqiptar Ilir Rexhepi

Mbrëmë në televizionin gjerman SAT1 në Prime-Time nga ora 20:15 u shfaq filmi dokumentar i quajtur “Das Krimi Duell-Der Perfekte Mord” me regji të Felix Bärwald prodhuar nga Odeon Film Entertainment për SAT1.

Në rolet kryesore paraqiten aktorë të mirënjohur gjermanë si: Maria Bachmann, Nova Meierhenrich, Jonathan Beck, Patrick Joswig, Nico Ehrenfeld, Sina-Valeska Jung, Matthias Paul si dhe aktori shqiptar Ilir Rexhepi, shkruan KultPlus.

Ilir Rexhepi luan një nga rolet kryesore, rolin e Carl Markovic, një teknik studioje me prejardhje nga Kroacia. Nga pasojat e luftës së ish – Jugosllavisë ai kishte humbur të gjithat. Tashmë jeton i vetëm, nën ndikim të alkoolit por që është një njeri shumë i sinqertë dhe i pafajshëm.

Ngjarja zhvillohet kur dy autorët më të mirë gjerman të librave me tematikë kriminale, Volker Knüpfel dhe Michal Kobr të njohur si „Bestseller“ në Gjermani, shkruajnë një ngjarje kriminale që ka të bëjë me vrasjen e gazetares në Studion e Radios.

Këtë ngjarje e luajnë aktorët në bazë të profileve të roleve të tyre, aktorët mbeten brenda personazheve deri në përfundim të ngjarjes dhe janë të gjithë të dyshimtë. Por qëllimi është që këtë ngjarje të shkruar ta hetojnë hetuesit real të policisë. Hetimet reale brenda 48 orëve do t´i zhvillojë njëri nga hetuesit më të suksesshëm gjerman, i cili në fund duhet ta identifikojë vrasësin.

Aktorët luajnë lojën e tyre ashtu siç e kishin kërkuar autorët e librit, por duke improvizuar në rrethana të caktuara. Kështu autorët e librit do të hynë në lojë për tu ndeshur me njërin nga hetuesit më të mirë gjerman i cili do ta hetojnë realisht ngjarjen e shkruar nga ta. Është shkrimi realitet apo jo, si do të duhet të shkruanin autorët ngjarje të tilla, kjo teme shtjellohet duke u gërshetuar me lojën e aktorëve dhe realitetin.

Ky lloj formati konsiderohet si risi televizive duke u kombinuar mes filmit, dokumentarit, fictionit dhe realitetit përmes të cilin televizioni gjerman SAT 1 arriti një shikueshmëri shumë më të lartë se më parë./ KultPlus.com

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button