Alarmante: Për 7 muaj, mbi 220 sulme nga qentë endacak në Shkup

Sulmet e qenve endacak në qytetin e Shkupit, assesi të parandalohen. Ky problem shumë vjeçar me të cilën ballafaqohen po thuajse të gjithë banorët e Shkupit, siç duket nuk mundet të zgjidhet as nga administrata e re e Qytetit të Shkupit, shkruan gazeta KOHA. Kapja, sterilizimi dhe lëshimi përsëri i qenve endacak nga Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale”, sipas shumë qytetarëve nuk është programi i duhet që duhet praktikuar.

Pavarësisht se institucionet lokale angazhohen në vaksinimin e qenve endacak, banorët e Shkupit përmes reagimeve dhe ankesave vazhdimisht raportojnë për sulmet e këtyre qenve. Realitetin e hidhur me të cilën ballafaqohen banorët e kryeqendrës të Maqedonisë, më së mirë e pasqyrojnë të dhënat e Sektorit për Punë të Brendshme- Shkup. Për gjashtë muajt e parë të këtij viti, duke filluar nga janari e deri në fund të qershorit, sipas denoncimeve të parashtruara në stacionet e ndryshme policor në Shkup, janë regjistruar gjithsej 207 sulme nga qentë endacak.

Kur administrata e Qytetit të Shkupit, pyetet për zgjidhjen e këtij kaosi me qentë endacak, ata japin përgjigje se janë ndarë mjete për përmirësimin e kushteve në stacionarin “Vardarishte”.

”Mjetet e që ndahen nga Buxheti i Qytetit të Shkupit, për këtë çështje kanë të bëjnë me trajtimin më human të kafshëve. Realizimi i këtyre aktiviteteve bazohen në dispozitat e Ligjit për mirëqenie të kafshëve, çka përfshihet kapje, vendosja dhe trajtimi veterinar, respektivisht kthimi i tyre në hapësirat ku janë kapur”, thonë nga Qyteti i Shkupit. Realizimi i këtij plani, Qytetit të Shkupit për këtë viti i kushton rreth 7 milion denarë.

Njëkohësisht ata njoftojnë se në drejtim të përmirësimit të efikasitetit të shërbimeve për kapjen e qenve endacak, Qyteti i Shkupi këtë vit ka siguruar një automjet i dedikuar apostafat për qentë endacak, madhësia e të cilët arrin deri në 1500 kilogram.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button