Izraeli hapi një qendër të re hebreje në Kuds

Izraeli ka hapur një qendër të re në Kuds të quajtur “Qendra Kulturore e Hebrenjve të Jemenit”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra është hapur në lagjen Batn el-Hava të qytezës Silvan në pjesën qendrore të Kudsit dhe ka kushtuar 1.2 milionë dollarë. Në hapjen e saj kanë marrë pjesë ministri për Kudsin dhe Thesarin, Zeev Elkin dhe ai i Kulturës dhe Sportit, Miri Regev.

Në anën tjetër policia izraelite njofton se para hapjes ka arrestuar dy palestinezë.

Në një deklaratë nga Qendra e Informacioneve Vadi Hilva thuhet se drejtori i kësaj qendre Xhevad Siyam dhe kryetari i Komitetit të lagjes Batn el-Hava, Zuheyr er-Recebi janë arrestuar nga policia e Izraelit.

Sipas deklaratës së kësaj qendre, para hapjes policia izraelite ka mbyllur për trafik lagjen El-Bustan në Silvan dhe ka ndaluar hyrjen e qytetarëve dhe gazetarëve në lagjen Batn el-Hava.

Qendra në fjalë, cila u mbështet nga Ministria e Kudsit dhe Thesarit si dhe nga Ministria e Kulturës dhe Sportit, në bashkëpunim me organizatën Ateret Cohanim është hapur në një ndërtesë të cilën e morën kolonët hebrenj në vitin 2015 nga një familje palestineze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button