Mianmar, 12 të vdekur gjatë përmbytjeve
Mianmari që nga java e kaluar përballet me përmbytje në shtatë rajone, për shkak se shumica e lumenjve kanë kaluar nivelin e rrezikshëm të ujit, ndërsa 36 diga dhe akumulacione kanë vërshuar për shkak të shirave të dendura monsun.
Ministria e Mbrojtjes Sociale dhe Ndihmës bëri të ditur se 132.692 persona janë strehuar në 293 kampe të përkohshme në rajonet që janë goditur nga përmbytjet.
“Në mesin e 12 personave të vdekur janë edhe tre ushtarë të cilët u morën nga ujërat përmbytëse gjatë operacionit të shpëtimit në shtetin verilindor Mon. Reshjet e mëdha të shiut ende na pamundësojnë qasjen deri te shumë vende të rrezikuara”, tha Ko Ko Naing, drejtori i përgjithshëm i Sekretariatit për menaxhim me katastrofa.
Sipas të dhënave të Qeverisë së Mianmarit gjatë përmbytjeve janë shkatërruar së paku 30.000 hektarë tokë bujqësore.