Mickoski-Klajn: nevojitet zhvillim i mëtejmë i marrëdhënieve të ndërsjella

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski sonte në Shkup realizoi takim pune me deputetin në Bundestagun gjerman nga Partia CDU, Uollkmar Klajn.

“Gjatë takimit janë theksuar marrëdhëniet e mira midis VMRO-DPMNE-së dhe CDU-së. Bashkëbiseduesit u dakorduan se nevojitet zhvillim i mëtejmë i marrëdhënieve të ndërsjella me qëllim të afirmimit të vlerave të ndërsjella ideologjike”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Mickoski, shtohet më tej, i elaboroi qëndrimet e VMRO-DPMNE-së lidhur me prioritetet strategjike politike të jashtme të partisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button