Pas deklaratës së KSHZ-së, reagon diaspora shqiptare e Maqedonisë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) doli me deklaratë se ata mërgimtarë që duan të votojnë duhet të vinë në Maqedoni, ndaj kësaj ka reaguar Lidhja e Diaporës Shqiptare e Maqedonisë (LDSHM) duke thënë se KSHZ dhe Qeveria e Maqedonisë u tallën me diasporën me çka shprehen se do të  “sfidojmë këtë me mjete reciproke”, njofton Portalb.mk.

“Ne e kemi bërë detyrën tonë dhe kemi dashur mirëkuptim nga institucionet, kemi biseduar në mënyrë krejtësisht civilizuese me ministrin e diasporës, Edmond Ademi, kemi bërë kërkesa të cilat janë reale, kërkesa këto që arrihen po qe se ka një çik mirëkuptim nga institucionet. Mirëpo edhe një vjet pas këtij takimi dhe kërkesave tona me shkrim, ne nuk kemi përgjigje, kështu që i bie kot ne të ju drejtohemi këtyre institucioneve të cilat tregohen të shurdhra kundrejt diasporës”, thuhet në reagimin e LDSHM-së.

Nga LDSHM-ja kërkojnë që votimi të bëhet në formë elektronike – model ky që ndiqet tashmë një kohë të gjatë nga shtetet evropiane.

“Votimi përmes mjeteve elektronike tani më me dekada zhvillohet në vendet e Evropës, Maqedonia a nuk mundet të shkojë paralel me këtë zhvillim, apo nuk dëshiron? Ne tani e tutje do të kemi punë vetëm me institucionet Evropiane dhe Departamentin Shtetëror të SHBA-së, mbase institucionet vendore duan te tallen me ne”, thuhet në reagim.

KSHZ me apel për referendumin: Të gjithë të kontrollohen a janë në listën e votuesve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button