Ahmeti në takim me ambasadoren e re të Britanisë, Galloway: Pres referendum të suksesshëm

“Referendumi dhe ndryshimet kushtetuese, do të rrumbullakësohen me sukses në mënyrë që Maqedonia të zë vendin e merituar në NATO dhe në BE”, kështu ka deklaruar lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në takim me ambasadoren e re të Britanisë së Madhe në Maqedoni, Rachel Galloway, njofton Portalb.mk.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka theksuar se partia e tij është e përkushtuar që Maqedonia të integrohet plotësisht në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

“Për ta arritur këtë synim dhe përcaktim, shumica parlamentare dhe qeveria reformuese kanë miratuar një sërë ligjesh, kanë rikthyer frymën evropiane në vend, kanë rritur kredibilitetin e institucioneve, kanë mbyllur kontestet me fqinjtë dhe kanë përmbyllur pjesën normative të Marrëveshjes së Ohrit”, ka thënë Ahmeti, shkruan në kumtesën e dërguar nga BDI.
Kryetari Ahmeti i ka uruar mirëseardhje ambasadores Galloway duke shprehur gatishmërinë për vijim të marrëdhënieve të shkëlqyera me përfaqësuesit diplomatik britanik në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button