Ndihma shtetërore ndaj 100 ndërmarrjeve, qytetarëve do t’ju kushtojë 20 milionë euro (FOTO)

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi bashkërisht kanë promovuar marrëveshjet për ndihmë shtetërore ndaj 100 ndërmarrjeve, pjesë e shtyllës së parë dhe të dytë të zhvillimit ekonomik, njofton Portalb.mk. Bëhet fjalë për ndihmë shtetërore 20 milionë euroshe, për investimet që janë bërë në vitin 2017 nga ndërmarrjet e vendit.

“Për këtë qëllim Qeveria e Maqedonisë ka ndarë 20 milionë euro, që nënkupton 100 herë ndihmë shtetërore direkte më të madhe tash, se sa më parë”, tha Zaev, duke shtuar se kjo masë mundëson kthim prapa të parave për sipërmarrësit dhe qytetarët vendas, më shumë se 70 milionë euro.

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev ka njoftuar se, ndërmarrjet që kanë rritje të të hyrave më të mëdha dhe numër të njëjtë ose më të madh të të punësuarve gjatë vitit 2017, mund të aplikojnë për ndihmë financiare. Më së shumti ndërmarrje ka nga Shkupi.

“Prej 100 ndërmarrjeve, 28 ndërmarrje janë nga Shkupi, 7 nga Manastiri, Koçani dhe Strumica, 6 nga Kumanova dhe Prilepi, kurse nga 4 ndërmarrje janë nga Ohri dhe Shtipi. Në 100 ndërmarrjet që kanë marrë ndihmë shtetërore, 49 janë ndërmarrje të vogla, 39 janë ndërmarrje të mesme dhe 19 ndërmarrje të mëdha.

Ndërkaq ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi theksoi se për të gjitha llojet e ndihmës financiare, përskaj marrëveshjes së nënshkruar, 100 ndërmarrjet duhet të dorëzojnë dokumente si llogarinë përfundimtare dhe raportin financiar për vitin paraprak. Dhe dokumente nga Regjistri Qendror për statusin e falimentimit.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP