Fondi për Sigurim Shëndetësor pranon propozimet e gjinekologëve, ua rrit pikën e kapitacionit

Fondi për Sigurim Shëndetësor (FSSH), pas negociatave me Shoqatën e gjinekologëve privat të Maqedonisë, me qëllim të vlerësimit të punës së gjinekologëve amë dhe rritjes së kualitetit të shërbimeve shëndetësore që ju ofrohen të siguruarave, ka vendosur që të rrit përfitimin e gjinekologëve për 5 denarë në paciente, kompenzimin financiar për rastet e lindjes dhe avansimin e statusit për qëllim të uljes së nivelit të vdekshmërisë së foshnjëve, njofton Portalb.mk.

“Është vendosur që të bëhet rritja e vlerësimit të pikës së kapitacionit të gjinekologëve amë nga 50,00 në 55,00 denarë/për çdo paciente që ka të përzgjedhur gjinekolog amë; rritja e kompenzimit financiar të gjinekologëve të përzgjedhur që udhëheqin rastet e lindjeve nëpër shtëpitë e shëndetit, ashtuqë në kohë të duhur të sigurohet kujdesi shëndetësor për gratë shtatzëne nëpër vendet ku mungon departamenti i gjinekologjisë dhe akusherisë në institucionet shëndetësore spitalore dhe për t’a avansuar statutin e gjinekologëve amë të kujdesit shëndetësor parësor dhe angazhimin më të madh të tyre për të rezultuar në uljen e nivelit të vdekshmërisë së foshnjëve dhe lehonave në Maqedoni, Fondi ka plotësuar Rregulloren për mënyrën e pagesës së shërbimeve shëndetësore të kujdesit shëndetësor parësor. Në këtë mënyë, për herë të parë bëhet vlerësimi i punës respektivisht shërbimeve shëndetësore që gjinekologët amë që ju ofrojnë grave shtatzëna”, thuhet në njoftimin e FSSS-së.

Përndryshe, kapitacioni bazë për veprimtarinë e gjinekologjisë për çdo femër shtatzëne me moshë mbi 12 vjeçe, do të llogaritet duke e shumëzuar me 2 pikë. Për pacientet e rëndomta që e kanë bërë përzgjedhjen e gjinekologut amë do të fitohet 1 pikë shtesë.

Ndryshe, kjo mënyrë e përllogarritjes së kapitacionit për gratë shtatzëne do të apliohet gjatë periudhës së shtatzënisë respektivisht deri në përfundimin e pushimit të lindjes por jo më shumë se 9 muaj.

Këto ndryshime do të hyn në fuqi nga data 01.09.2018.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button