Propozim-buxheti për vitin 2019: parashikohet të jetë 575 milionë e 836 mijë denarë

Këshilli buxhetor i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë sot në seancë e shqyrtoi propozim-buxhetin për vitin 2019. Buxheti i tërësishëm i Parlamentit të Maqedonisë është parashikuar të jetë 575 milionë e 836 mijë denarë.
Për një të tretën janë zvogëluar mjetet për shpenzimet rrugore, por janë parashikuar mjete për 75 zyra të deputetëve me po aq asistentë, si dhe për fillimin e hapave të caktuar reformues për pavarësi financiare të Kuvendit, për sigurim personal dhe reforma në kanalin kuvendor, njofton MIA. Do të rriten edhe mjetet për debate mbikëqyrëse.

“Në pjesën e shpenzimeve të rrugës është bërë zvogëlim për një të tretën e shpenzimeve nga viti i kaluar, përkatësisht shkalla për shpenzime rrugore është zvogëluar për 19 milionë e 700 mijë denarë. Në këtë normë bëjnë pjesë mjetet e tërësishme për shpenzime rrugore për Kuvendin që përfshijnë edhe aktivitet ndërkombëtar për deputetët”, theksoi kryetarja e Këshillit buxhetor dhe nënkryetare e Kuvendit, Frosina Tashevska Remenski.

Deputetët në seancë kërkuan që secili prej tyre të ketë zyrë të tij të deputetëve në njësitë zgjedhore prej ku vijnë, ndërsa në Kuvend këshilltar personal.

Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Cvetanka Ivanova tha se përderisa deputetët duan këshilltarë personal, do të duhet të ndërrohet Ligji për Kuvendin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button