Një dijetar islamik sfidon “ideologjinë e dhunshme” të Al Kaedës

Një dijetar i njohur islamik sot ka lëshuar fetva, ose verdikt legal islamik, në atë që e quajti “sfidim direkt” të “ideologjisë së dhunshme” të Al Kaedës.

Muhamad ul Kadri me origjinë nga Pakistani, u tha gazetarëve në Londër se fetva e tij prej 600 faqesh ka për qëllim t’i sfidojë justifikimet e pretenduara fetare për aktivitete terroriste, sidomos për sulme vetëvrasëse.

Islami kategorikisht i dënon sulmet vetëvrasëse dhe sulmet kundër civilëve, thotë fetva, duke theksuar se veprimet e tilla “i largojnë autorët krejtësisht nga rruga e Islamit, respektivisht i bëjnë jobesimtarë”.

Kadri, i cili ka themeluar Lëvizjen ndërkombëtare islamike dhe organizatën joqeveritare Minhaxh ul Kuran, po ashtu, tha se dokumenti është përgjigje ndaj shpërthimeve vetëvrasëse dhe sulmeve në rritje në Pakistan.

Lajme të ngjashme

Back to top button