U paralajmërua për në janar, ende nuk ka asgjë nga seanca qeveritare Maqedoni-Kosovë

U paralajmërua për në muajin janar, për seancën qeveritare të përbashkët Maqedoni – Kosovë ende vazhdojnë përgatitjet. Kështu zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski, u përgjigj në interesimin e Portalb.mk për këtë çështje.

“Në këtë moment nuk mund të ju japim informacione për të njëjtën. Përgatitjet vazhdojnë. Kur do të kemi informacione të sakta, datë dhe vend, do të ju njoftojmë”, tha Boshnjakovski.

Ndryshe, ka një muaj që kur Qeveria e Maqedonisë e ka miratuar informacionin për nisjen e përgatitjeve për mbajtjen e seancës së përbashkët qeveritare Maqedoni – Kosovë. Në këtë seancë qeveritare do të nënshkruhen marrëveshje në fushën e komunikacionit hekurudhor, memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë në fushën e kontrollit të mallrave si dhe marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë dhe Kosovës për bashkëpunim në fushën e diasporës, njofton Portalb.mk.

Megjithëse i nevojshëm, sipas të dhënave, në seancën e përbashkët nuk do të nënshkruhet edhe marrëveshja për heqjen e roamingut.

Roamingu ishte në fokus të Samitit digjital që u mbajt në Shkup gjatë mesit të muajit prill, në të cilin kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe ai i Kosovës, Ramush Haradinaj shtruan nevojën për uljen e çmimit të roamingut.

Paraprakisht, Kuvendi i Kosovës ka miratuar marrëveshjen për heqjen e roamingut me Shqipërinë, e kurse Maqedonia me Bullgarinë.

LEXO: Vendimet nga mbledhja e Qeverisë, përgatitet seancë e parë qeveritare me Kosovën
LEXO: Pacolli – Dimitrov: Seanca qeveritare e përbashkët Maqedoni-Kosovë në fillim të 2018-s (VIDEO)
LEXO: Qeveritë e rajonit janë obliguar që ta ulin çmimin e roamingut dhe të kenë lidhje më të madhe  digjitale
LEXO: Disa marrëveshje priten të nënshkruhen në seancën Maqedoni – Kosovë: roamingu ende larg

Pacolli – Dimitrov: Seanca qeveritare e përbashkët Maqedoni-Kosovë në fillim të 2018-s (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button