Së paku 200 militantë të IS-it “dorëzohen” në veri të Afganistanit

Dhjetëra luftëtarë të grupit militant Shteti Islamik (IS) janë dorëzuar te forcat afgane, pas luftimeve intensive midis tyre dhe talibanëve në provincën Javzjan të Afganistanit.

Shefi i policisë lokale, Faqeer Mohammad Jawzjani, i tha Radios Evropa e Lirë se së paku 200 militantë janë dorëzuar në qarkun Darzab, që nga nata e kaluar.

Jawzjani tha se bastioni kryesor i Shtetit Iskamik në veri të Afganistanit është tani nën kontrollin e talibanëve, të cilët kanë luftuar grupin e tyre rival për disa javë.

Nuk ka pasur komente të menjëhershme nga talibanët apo Shteti Islamik.

Qeveria e Afganistanit, e mbështetur nga Perëndimi, është duke luftuar talibanët, Shtetin Islamik dhe grupet e tjera militante që nga tërheqja e shumicës së trupave të NATO-s në vitin 2014.

Të martën, së paku 15 vetë u vranë në qytetin lindor të Xhalalabadit, kur persona të armatosur sulmuan një ndërtesë qeveritare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button